E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
DEVOLL/ Fermerët dhe blegtorët  në protestë, rreshtojnë traktorët tek Drejtoria e Bujqësisë!
Lajme

DEVOLL/ Fermerët dhe blegtorët në protestë, rreshtojnë traktorët tek Drejtoria e Bujqësisë!

Fermerët dhe blegtorët kanë protestuar përballë Drejtorisë së Bujqësisë në Devoll.

Në shenjë proteste, fermerët kanë shkuar me traktorë të cilët i kanë rreshtuar përballë Drejtorisë.

Ata kanë parashtruar një sërë kërkesash për Ministrinë e Bujqësisë:

1-Barazim të TVSH për produktet bujqësore;

2-Rimbursim për çdo litër qumësht;

3-Naftë pa taksa për mjetet bujqësore;

4-Fatura TVSH me çmim real nga pika e grumbullimit në ditën e dorëzimit të produktit;

5-Subvencionim për farat dhe fidanët;

6-Subvencionim për produktet organike

Blegtorët shprehen se çmimi i qumështit nga grumbulluesit është 120 lekë për litër, kur në fakt duhet të jetë 170 lekë, pra çmimi është ulur me rreth 30% të vlerës!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.