E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Eksperti i Shëndetit Publik  Dasho: 6 milionë turistë   giatë vitit 2023, ishin shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi!
Lajme

Eksperti i Shëndetit Publik Dasho: 6 milionë turistë giatë vitit 2023, ishin shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi!

Shqiptarët   kanë ardhur disa herë gjatë vitit 2023

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka nxjerrë zbuluar qeverinë e Edi Ramës në lidhje me numrin e turistëve që kanë ardhur në Shqipëri gjatë 2023-shit.

Mjeku thotë se shifra 10 milionë turistë që deklaron Rama është e fryrë, pasi thekson se statistika e saktë e turizmit shqiptar duhet të ishte 2 milionë.

Dasho ka publikuar një tabelë, ku tregohet se rreth 6 milionë turistë kanë qenë shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, të cilët kanë ardhur disa herë gjatë vitit.

Ai deklaron se gati 2 milionë të tjerë kanë qenë shqiptarë të emigruar në Angli, Itali, Greqi, Gjermani dhe vende të tjera.

Statusi i plotë në rrjetet sociale:

Një tjetër mashtrim i dalë në shesh

Të gjithë shqiptarët u ndjenë krenarë për rritjen e konsiderueshme të numrit të turistëve gjatë vitit 2023. Personalisht, nuk kam dyshim për këtë, pasi tre kolegë pune gjermanë vizituan familjarisht Shqipërinë dhe disa të tjerë po përgatiten ta vizitojnë këtë vit.

Por propaganda e shpifur e Boratit për gjoja 10 milionë “turistë” bën që e gjithë kjo ndjesi pozitive të të kthehet në pështirosje. Greqia, një destinacion botëror i turizmit dhe me përvojë dhjetëra vjeçare, raporton 30 milionë turistë në vit, pra vetëm tre herë më shumë se Shqipëria.

Si shpjegohet?

Tabela e mëposhtme sqaron gjithçka. “Turistët” e Boratit janë së pari gati 6 milionë shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, ose më saktë, jo 6 milionë, por disa qindra mijëra që kanë ardhur disa herë gjatë vitit në Shqipëri.

Kategoria tjetër përbëhet nga shqiptarë me banim në Angli, Itali, Greqi, Gjermani dhe në vendet e tjera destinacion i emigracionit shqiptar. Këta sipas të dhënave duhet të jenë më shumë se 2 milionë.

Pra, në rastin më të mirë, janë 2 milionë turistë “realë”, çka sërish është një arritje e madhe për turizmin tonë.

Nëse nuk do të kishim një demagog mashtrues në krye të shtetit, 2 milionë do të ishte statistika e saktë e turizmit shqiptar. Uroj që ky numër të bëhet 3 apo 4 milionë këtë vit, sepse industria e turizmit shqiptar dhe aktorët e saj të shumëvuajtur kanë të drejtë të shpërblehen për mundin dhe investimin e kryer. Nga zemra u uroj:

Këtë vit më mirë!

Erion Dasho “nxjerr zbuluar” Ramën/ Del në shesh mashtrimi

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.