Lirohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Admir Abrija.
Gjatë ditës së sotme do të bëhet me dije dhe drejtuesi i ri i burgjeve, nga Ministria e Drejtësisë.
Abrija mori drejtimin e burgjeve me propozim të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, më dhjetor të vitit 2021 pas lirimit nga detyra të Agim Ismailit.
Abrija e mbante detyrën prej disa kohësh dhe ka qenë muajt e fundit i përfolur për largimin e tij nga detyra.
Kujtojmë se në burgjet e vendit ka pasur një sërë problemesh të cilat janë bërë publike dhe kanë shqetësuar opinionin publik.
Rasti i fundit ishte në burgun e Peqinit ku Sokol Mjacaj, vrau Arben Lleshin.



