Antony Blinken takon krerët e drejtësisë, Dumanin, Metanin, Sadushin dhe Zaçajn
Pas fjalimit te Piramida, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u takua me kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaça, Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani dhe kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.
Takimi mësohet se ka ndodhur te piramida dhe zgjati diku tek 10 minuta, ku sekretari i Shteti i ka dhënë mbështetjen e tij krerëve të drejtësisë.
Pas takimit me Dumanin, Zaçën, Metanin dhe Sadushin, sekretari Blinken u zhvendos drejt kryeministrisë, ku dhe po zhvillon një takim me kryeministrin Rama. Takimi ishte informal dhe nuk dihet se çfarë është diskutuar me detaje gjatë takimit.
Kujtojmë se prej orës 11:00 të paradites Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken po zhvillon një vizitë tetë orëshe në Tiranë. Më herët, pas vizitës në Ambasadën Amerikane, sekretari Antony Blinken mbërriti në Presidencë ku zhvilloi një takim me kreun e shtetit, Bajram Begajn.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



