Prokuroria lëshon urdhërndalimi për 40-vjeçarin që goditi me grushte rojene shkollës
Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar urdhër ndalimi për 40-vjeçarin Durim Koçi, i cili goditi rojen e një shkolle 9-vjeçare në Elbasan.

Njoftimi i policisë:
Prokuroria Elbasan regjistron procedimin penal për shtetasin D.K. për ‘Goditje për shkak të detyrës’
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, më datë 16.02.2024, në bazë të materialit hetimor të ardhur nga Komisariati i Policisë Elbasan, ka regjistruar procedimi penal nr.298, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, e kryer në mjediset e institucionit ku personi ushtron detyrën të parashikuar nga neni 237/5 të K.Penal me person nën hetim D.K., i ditëlindjes 1984.
Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan, me datë 17.02.2024 nga Prokuroria Elbasan është nxjerrë urdhri përkatës, i cili i është ngarkuar për ekzekutimin e ndalimit shërbimet e policisë gjyqësore të Komisariatit të Policisë Elbasan.
Hetimet vijojnë në bashkëpunim me policinë e shtetit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



