E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
30 vite burg për 2 bashkëpunëtorët që morën pjesë në vrasjen  e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit
Lajme

30 vite burg për 2 bashkëpunëtorët që morën pjesë në vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit

Gjykata e Lezhës ka dënuar me nga 30 vite burg, Oltion Vlashin dhe Klaudio Përkolen si bashkëpunëtor në vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit.

Të dy të arrestuarit u shpallën fajtor për veprat penale “vrasje e kryer në bashkëpunim” dhe “armbajtje pa leje”, ndërsa vendimi u dha nga trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Sokol Shehu.

Me herët për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit është dënuar me burgim të përjetshëm Eduart Lamaj në rolin ekzekutorit dhe me 33 vite burg Ilir Likaj (Xhepaj) në rolin e ndihmësit në këtë krim.

Ekzekutimi i Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit ndodhi në maj të vitit 2020 në një lokal në Kurbin.  4 autorët u larguan nga vendi i ngjarjes me një makinë  tip “Golf 5”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.