E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Allegri i bindur për  Juven: Të mbrojmë vendin e dytë!
Lajme

Allegri i bindur për Juven: Të mbrojmë vendin e dytë!

Një pikë në tre ndeshjet e fundit zbehën përfundimisht ëndrrën e çdo tifozi të “Zonjës së Vjetër” se mund të rivalizonin me Inter në garën për titull në Serie A. I dorëzuar në këtë pikë është edhe Allegri, në fakt, trajneri nuk e ka përmendur kurrë, por rezultatet e fundit e kanë detyruar atë të ngrejë zërin, të shkund ekipin pasi kërkon të blindojnë sa më parë vendin e dytë:

Allegri

“Titulli ishte një ëndërr e bukur, por tani mjaft. Te Juventus nuk duhet të kënaqesh kurrë, në të njëjtën kohë askush nuk duhet të qëndrojë i qetë, të relaksohet, pasi duhet të blindojmë vendin e dytë, objektiv ky që nuk është i sigurt. Ky është objektivi ynë, duhet të luftojmë për të”, mësohet t’i këtë thënë Allegri ekipit në dhomat e zhveshjes.

Allegri

Me këto fjalë Allegri u përpoq të shkund ambientin, t’i kthejë sa më shpejt në shinat e duhura pasi Milan është aty, vetëm dy pikë larg. Juve pret këtë fundjave Frosinonen në Torino, një ndeshje ku nuk lejohet asnjë hap falas, kërkohet tre pikët me çdo kusht për të mbajtur larg kuqezinjt

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.