Fqinji i familjes Meta flet për krimin makabër: Në vrasje do jetë përfshirë familja
Fqinji i Pëllumb Metës, 49-vjeçari që u gjet i varrosur në oborrin e banesës dhe dyshohet se u vra nga e bija, ka deklaruar se nuk ka dëgjuar asnjë të shtënë me armë zjarri.
Sipas tij, ai ka qenë një njeri i urtë, ndërsa pohoi se vajza mund të ketë qenë në prag fejese në zonën e Ishmit. Fqinji tha se ishin familje fanatike.
Fqinji hodhi dyshime se në vrasje mund të jetë përfshirë gjithë familja.
“S’ka pasur as zhurma, as ngatërresa familjare. Nuk është dëgjuar as zhurmë arme, asgjë. Pas tre ditësh u mor vesh që ai u zhduk.
Ka qenë shumë familjar i rregullt. Vajza, më e urtë nëna nuk e bënte. Vajzën e ka pasur në prag fejese më duket në Ishëm, me shkesi. Zona e ktyre e kanë traditën me shkesi, nuk e lejojnë që ta gjejë burrin vetë.
Vajza 19-vjeçe, s’ma merr mendja ta ketë bërë e vetme, se nuk është ndonjë trup kushedi. Si mund ta groposësh në oborr dhe të mos kenë dijeni familjarët. Gjithë ajo gropë një metër e gjysmë, që më thotë i vëllai mua… Vëllai i vetë është i habitur, ‘si ndodhi kështu kjo punë mor burrë më tha’.
Me burrin pija kafe përditë. Por me familjen nuk para kemi shkuar, sepse ka qenë edhe vetë fanatike e zonja. I biri ka bërë denoncim pas tre ditësh.
Më tha mua më ka humbur baba, po shko denonco i thashë unë. Dyshimet janë te familja, askund tjetër. Të vrasësh burrin dhe mos ta dijë nëna dhe fëmijët, nuk ka mundësi, sepse ai është varrosur brenda oborrit të shtëpisë. Gjendja ekonomike e tij ka qenë shumë e mirë. Nuk ka nga dikush tjetër këtë gjë. Tokat i ka të babës së vet, i ka me ligjin 7501”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



