E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një 17-vjeçar që e takoi në pyll, vrau shqiptarin Bledar Dedja në Itali
Lajme

Një 17-vjeçar që e takoi në pyll, vrau shqiptarin Bledar Dedja në Itali

Një 17-vjeçar është arrestuar si autor i dyshuar i vrasjes së shqiptarit Bledar Dedja në Itali. Kur ka kaluar më shumë se 1 muaj nga vrasja e 39-vjeçarit, duket se ngjarja që tronditi opinionin publik po shkon drejt zbardhjes.

Sipas hetimeve të deritanishme, kemi të bëjmë me një krim seksual, raportuan mediat italiane.Shqiptari u vra me thikë më 20 Janar në një zonë të pyllëzuar në Paderno, në via dei Colli. Ai u gjet nga një shok i tij, një ditë pas krimit, me pantallona dhe të brendshme të hequra.

Sipas hetimeve, 17-vjeçari dhe Bledar Dedja kanë lënë një takim pasditen e 20 Janar, por për arsye ende të paqarta, i mituri ka vrarë me thikë shqiptarin.I mitur raportohet se ka plagosur dorën me thikë gjatë sulmit.

Pas krimit, ai ka marrë thikën e kuzhinës, me të cilën kreu vrasjen, disa rroba dhe çelësat e makinës së viktimës dhe është larguar në këmbë nga vendngjarja.

Automjeti i Bledar Dedaj është gjetur në vendin e krimit nga policia italiane.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.