E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-presidenti i Brazilit mohon akuzat për grusht shteti: Janë gënjeshtra! Kam qenë viktimë e persekutimit politik
Lajme

Ish-presidenti i Brazilit mohon akuzat për grusht shteti: Janë gënjeshtra! Kam qenë viktimë e persekutimit politik

Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, ka pohuar se ka qenë viktimë e persekutimit politik që nga largimi nga detyra pak më shumë se një vit më parë.

Ai u tha dhjetëra-mijëra mbështetësve në Sao Paulo se akuzat për grusht shtet kundër tij ishin një “gënjeshtër”.

Gjithashtu ai bëri thirrje për amnisti për qindra mbështetës të tij të dënuar për sulme në ndërtesa publike.

Policia po heton nëse Bolsonaro nxiti një grusht shteti të dështuar pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2022.

Duke iu drejtuar tubimit të së dielës në qytetin më të madh të Brazilit, ish-presidenti 68-vjeçar hodhi poshtë akuzat kundër tij si të motivuara politikisht.

Ai tha se ishte koha për të harruar të kaluarën dhe për ta lënë Brazilin të ecë përpara.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.