Rama tregon çfarë përfitohet nga plani i ri i rritjes: Integrimi evropian kalon përmes atij rajonal
Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me komisionerin për Zgjerim në BE u shpreh se integrimi ne BE kalon përmes integrimit rajonal.

Komisioneri për Zgjerim të BE, Oliver Varhelyi është shprehur se ideja për planin për rritjen ekonomike është konceptuar në Tiranë, ndërsa shtoi se po punohet për të miratuar legjislacionin e duhur.
![Olivér Várhelyi ]](http://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2024/02/Oliv%C3%A9r-V%C3%A1rhelyi-.jpg)
Në konferencën me kryeministri Edi Rama, Varhelyi theksoi se ky plan është inkurajim i madh për të ecur përpara në mënyrë të përshpejtuar.
Ndërsa shtoi se nga pagesa në euro përfiutojnë bizneset dhe qytetarët.
Oliver Varhelyi: Ideja e planit të rritjes ka qenë i konceptuar në Tiranë. Në diskutimet e mëparshme që kemi pasur me kryeministrin dhe udhëheqësit e tjerë të rajonit. Nuk është vetëm ide e BE që ka vendosur që kjo gjë të realizohet, por edhe ideja e gjithë rajonit.
Po punojmë për të miratuar legjislacionin e duhur, por vijojmë edhe diskutimet se ç’duhet bërë. Dita e sotme është inkurajim i madh për të gjithë ne për të ecur përpara në mënyrë të përshpejtuar.
Nga pagesa në euro përfitojnë bizneset dhe qytetarët.
Rama u ndal edhe tek Ballkani i Hapur, duke theksuar se të gjitha ato që janë dëgjuar për këtë janë gjepura.
“Kemi shumë njerëz që punojnë jashtë, duke ndihmuar familjet. Për çdo para që dërgojnë kostoja e transaksionit është 6 herë më e lartë krahasuar me transaksionet e vendeve të BE
Plani i ri do të na lejojë ta çojmë këtë kosto në të njëjtin vend me atë të shteteve anëtare. Kjo do të thotë se do të kursejmë me këtë gjysmë miliard euro. Do të kursehet nga xhepat e qytetarëve shqiptarë dhe do të kursehen nga kostot e bizneseve tona. Kjo është vetëm një prej këtyre gjërave, por ka shumë të tjera që janë pjesë e planit të rritjes që na jep mundësinë të kemi kushte dhe procese që janë krejt të njëjta me ato të shteteve anëtarë. Këto gjëra kanë ndodhur kur një vend bëhej anëtar. Tani po ndodhin para se të bëhemi anëtarë
Ana tjetër është financimi, më shumë financime, me projekte dhe për buxhetet tona. Jam i kënaqur që arritëm në këtë pikë. Nuk ka qenë e lehtë, por është mjaft shpërblyese.
Nga ana tjetër dua t’ju them se të gjitha ato përpjekje që kemi bërë për të ecur drejt integrimit rajonal përmes planit të ri të rritjes tani më duhet të ndodhin, pa “por”, pa arsye politike për të bërë marrëveshje.
Kur flisnim sesa e rëndësishme ishte të ecej më shpejt përmes rrugëtimit rajonal, për të arritur më pranë njëri tjetrit, tani më është e qartë që po të kishim bërë më shumë përpara do të kishim qenë më pranë tani. Pra integrimi evropian shkon përmes integrimit rajonal. Kjo s’ka diskutim, nuk është e diskutueshme dhe plani i ri e vulos këtë. Të gjitha gjepurat që kemi dëgjuar për Ballkanin e Hapur janë tashmë qartësisht të ekspozuara si gjepura”, tha Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



