E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpërthimi në biznesin e deputetit të PS-së/ Berisha hedh dyshime  për variantin  e Ballës mbi shpërthimin
Lajme

Shpërthimi në biznesin e deputetit të PS-së/ Berisha hedh dyshime për variantin e Ballës mbi shpërthimin

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, reagoi për shpërthimin tragjik në biznesin e deputetit socialist, Bujar Çela në Lushnje.

Berisha kërkon hetim për ngjarjen, ndërsa thotë se pamjet video nuk mbështesin variantin që u paraqit nga Taulant Balla dhe që ishte i ndryshëm nga ai që paraqiti policia.

POSTIMI I PLOTË

Shpërthim i fuqishëm me të vdekur dhe të plagosur në Lushnjë!

Të dashur miq, një shpërthim i fuqishëm me natyrë të paqartë në ambientet e biznesit të deputetit të Partisë Socialiste, Bujar Çela, ka marrë jetën e dy punëtorëve, baba dhe bir, dhe plagosur shumë të tjerë, ndër të cilët edhe vetë deputetin. Duke shprehur ngushëllime të ndjera familjes së viktimave për humbjen e tmerrshme të njerëzve më të dashur të saj dhe duke ju uruar shërim të plote të plagosurve, kërkoj gjetjen e shkakut të vërtetë të këtij shpërthimi të fuqishëm me pasoja fatale dhe shkatërrimtare.

p.s Kjo video nuk mbështet variantin e Ballës!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.