E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vëllai i 27-vjeçarit mohon se Jolldashi ka qëlluar i pari: I dolën në pritë dhe e gjuajtën 4 herë, Deis Meko
Lajme

Vëllai i 27-vjeçarit mohon se Jolldashi ka qëlluar i pari: I dolën në pritë dhe e gjuajtën 4 herë, Deis Meko

Vëllai i 27-vjeçarit Alted Jolldashit, që mbeti i plagosur të premten në Pogradec dhe më pas u arrestua nga policia, ka mohuar versionin e policisë mbi ngjarjen

Në një reagim me video, ai është shprehur se vëllait të tij i dolën në pritë disa persona dhe e qëlluan, ndërsa shton se nuk janë arrestuar të gjithë autorët e ngjarjes.

Vëllai i 27-vjeçarit hedh akuza të forta ndaj Deis Mekos, duke thënë se është person që mbrohet nga policia, pasi u jep atyre ryshfet, ndërsa shton se gjithashtu njihet si person që shet kokainë, jep fajde dhe zhvillon aktivitet të lojërave të fatit.

Ai gjithashtu thotë se i vëllai, rreth dy muaj më parë, është dhunuar dhe kanosur nga po këta persona që e plagosën, dhe pavarësisht denoncimit të bërë, thotë se policia nuk mori asnjë masë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.