E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata Supreme lejon Trump-in të garojë në zgjedhjet presidenciale!
Lajme

Gjykata Supreme lejon Trump-in të garojë në zgjedhjet presidenciale!

Gjykata e Lartë, mbajti anën e Trump duke vendosur se një shtet i vetëm nuk ka autoritet për të zbatuar Amendamentin e 14-të dhe për të skualifikuar kandidatët federalë.

Gjykata Supreme e SHBA-së, vendosi unanimisht se Kolorado nuk mund të skualifikojë ish-presidentin Trump nga fleta e votimit bazuar në nenin e kryengritjes të Amendamentit të 14-të. Ky është një vendim historik që i jep mundësinë Trump-it për të kërkuar një mandat të dytë presidencial.

Vendimi i panënshkruar i së hënës i jep fund efektivisht përpjekjeve të gjata që synonin të parandalonin kthimin e Trump në Shtëpinë e Bardhë, duke i dhënë një fitore ligjore monumentale ish-presidentit në prag të “super të martës”, kur ai është gati të mbyll nominimin e tij brenda Partisë Republikane.

Votuesit dhe grupet e avokimit kishin paraqitur dhjetëra sfida për të drejtën e konkurrimit të Trump në shtetet anembanë vendit, duke pretenduar se veprimet e tij rreth sulmit të 6 janarit 2021, në Kapitol e ndalonin atë që të rikandidonte.

Gjykata e Lartë, mbajti anën e Trump duke vendosur se një shtet i vetëm nuk ka autoritet për të zbatuar Amendamentin e 14-të dhe për të skualifikuar kandidatët federalë.

Nga ana tjetër, ish-presidenti, Donald Trump përshëndeti vendimin e Gjykatës së Lartë për ta mbajtur atë në fletën e votimit në Kolorado, duke lëshuar një deklaratë të shkurtër në mediat sociale.

“Fitore e madhe për Amerikën!!!” ka shkruar ish presidenti në rrjetin social “Truth”!

Ndërsa vendimi i së hënës është specifik për Koloradon, ai do të krijojë një precedent për shtetet e tjera, duke përfshirë Illinois dhe Maine, të cilat gjithashtu e ndaluan atë nga votimet paraprake.

Vitin e kaluar, Trump u shpall i papërshtatshëm për kandidat presidencial nga Gjykata e Lartë e Kolorados për inkurajimin e tij të supozuar për trazirat e 6 janarit në Kapitol në 2021 dhe përpjekjet për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020.

Trump apeloi vendimin më 3 janar dhe gjykata dëgjoi argumentet muajin e kaluar. Partia Republikane e Kolorados kishte kërkuar që Gjykata e Lartë të vendoste përpara garës paraprake të së martës.

Trump nuk mori pjesë në seancë, por u tha gazetarëve se e kishte dëgjuar seancën dhe mendonte se “ishte një proces shumë i bukur” dhe ai mendoi se “argumentet e ekipit të tij ishin shumë, shumë të forta se të kundërshtarëve.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.