E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhet denoncimi e Princit Leka: Gjergj Zaharia më goditi me shkelma.
Lajme

Zbardhet denoncimi e Princit Leka: Gjergj Zaharia më goditi me shkelma.

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me sherrin e dhunshëm që përfshihu Princ Lekën, ish-bashkëshorten e tij, aktoren Elia Zaharia dhe babanë e saj. Gjithçka ka ndodhur në banesën e familjes mbretërore, ku jetonte Elia bashkë me të bijën.

Ka qenë pikërisht Princ Leka ai që ka shkuar në banesë, që të marrë vajzën e tij, por dyshohet se aty ka nisur një konflikti verbal, që më pas ka shkuar drejt konfrontimit fizik.

Princ Leka, pasi ka bërë dje denoncim në polici, ka sqaruar para oficerëve se ish-vjehrri i tij, Gjergj Zaharia e ka dhunuar, e ka goditur me një statujë dhe më pas e ka kapur prej xhupi për ta nxjerrë jashtë banese. Ndërkohë, e gjithë skena e dhunës thuhet se ka ndodhur në sy të vajzës së mitur 3-vjeçare. Sakaq, pretendime se është dhunuar ka ngritur edhe Elia Zaharia, e cila ka dëshmuar në polici se ishte kapur me forcë nga duart nga ish-bashkëshorti i saj. Të dyja pakët kanë përfunduar në polici, ndërsa kanë kërkuar urdhër-mbrojtje. Policia po heton rreth ngjarjes në fjalë. Kujtojmë se Princ Leka dhe Elia Zaharia janë ndarë, ndërsa flitet se princi ka nisur një lidhje të re dashurie me fotografen Blerta Celibashi.

Pjesë nga denoncimi i 42-vjeçarit.

DENONCIMI

Rreth orës 15:20 kam qenë në banesën time në rrugën “Murat Toptani”, rezidenca e Familjes Mbretërore, për të takuar vajzën time të moshës 3 vjeç, pasi me ish-bashkëshorten Eliza Zogu, jemi në proces divorci.

Unë fillimisht jam takuar me shefin e administratës së Oborrit, të cilin e kam pyetur në lidhje me një dollap që ishte boshatisur në kundërshtim me marrëveshjen. Më pas i kam kërkuar administratorit që të më shoqëronte deri tek vajza ime për ta takuar, për të cilën me një marrëveshje për zgjidhje martese, kemi rënë dakord me ish-bashkëshorten.

Unë jam ngjitur me administratorin edhe kam gjetur vajzën time të vogël, e cila ka qenë në shoqërinë e gjyshit të saj, babait të ish-bashkëshortes, Gjergj Zaharia.

Në këtë moment unë kam përqafuar vajzën time edhe Gjergj Zaharia ka filluar me fjalë fyese e kërcënuese në drejtimin tim, duke më thënë ti duhet të ndërrosh rrugën kur të më shikosh mua. Reagimi im para kësaj situate ka qenë duke iu drejtuar Gjergjit që të mos ofendojë e kërcënojë, sidomos në prani të vajzës, dhe i kam kërkuar që ai të largohet nga dhoma ku unë po qëndroja me vajzën.

Në këtë moment situata ka agravuar, Gjergj Zaharia më është afruar duke më shtyrë e goditur me shkelma tek këmbët e mia. Reagimi im ka qenë vetëm mbrojtës, por Gjergji ka vazhduar duke më goditur dhe më ka grisur xhupin si dhe ka marrë edhe një statujë druri…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.