E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhet takimi mes Nikollës, Bardhit dhe Çuçit
Lajme

Zbardhet takimi mes Nikollës, Bardhit dhe Çuçit

Të premten, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka zhvilluar një takim me kryetarët e grupeve parlamentare, sa i përket krizës parlamentare në vend.

Mësohet se takimi ka zgjatur 3 orë dhe kanë marrë pjesë Bledi Çuçi, Gazment Bardhi, Dashamir Shehi dhe Mesila Doda.

Nikolla u ka kërkuar kryetareve të grupeve parlamentare që të gjejnë një zgjidhje për krizën parlamentare.

Nuk ka munguar edhe një ndërhyrje nga Gazment Bardhi gjatë takimit, i cili ka kërkuar ngritjen e disa komisioneve hetimore parlamentare, bashkëkryetarin e Reformës Zgjedhore, si dhe të merren në konsideratë nismat ligjore të propozuara në Kuvend nga deputetët e opozitës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.