Beqaj, kërkesë SPAK-ut: Ma ndani, jam person nën hetim apo palë e tretë?!
Ish-ministri Ilir Beqaj është paraqitur ditën e sotme në SPAK sipas vendimit që i është caktuar nga gjykata për koncesionin e sterilizimit.
Beqaj tha se duhet ndarë çështja pasi ku i janë vënë përpara aktet ka një urdhër të kancelares që flet për palë të treta.
Ai kërkon që të ndahet, është person nën hetim apo palë e tretë?
“Siç ju e dini unë jam në hetim prej katër muajsh. Vij çdo të premte për të zbatuar vendimin e gjykatës. Kur kam kërkuar aktet më është vënë përpara një urdhër i kancelares që flet për palë të treta. Duhet të ma ndajnë, jam person në hetim apo palë e tretë?!
Si palë e tretë ka të tjera çështje. Unë jam person nën hetim dhe udhëzimi i përgjithshëm i drejtuesit të SPAK-ut i shtatorit, flet për një procesverbal që mbart prokurori i shënimeve dhe shpenzimeve dhe jo personi nën hetim. Duhet ta ndajnë jam palë e tretë apo person nën hetim”, tha Beqaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



