E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Formula 1/ Max Verstappen u rikonfirmua fitues i cirkuitit, me vendin e parë që e mbante që prej ditës së premte, nga provat zyrtare
Lajme

Formula 1/ Max Verstappen u rikonfirmua fitues i cirkuitit, me vendin e parë që e mbante që prej ditës së premte, nga provat zyrtare

Mes spektaklit që ofrojnë organizimet e Arabisë Saudite, u mbyll edhe gara e dytë e këtij sezoni në Formula 1.

Ashtu siç edhe pritej, Max Verstappen u rikonfirmua fitues i cirkuitit, me vendin e parë që e mbante që prej ditës së premte, nga provat zyrtare.

Red Bulli duket se është fotokopja e sezonit të kaluar, pasi edhe piloti tjetër i austriakëve, Sergio Perez, dhuroi një garë të mirë, duke u renditur i dyti.

Meksikani u nis nga pozita e tretë, por që në xhirot e para të garës, arriti të parakalojë Charles Leclerc të Ferrarit.

Vetëm vendi i shtatë për të riun Oliver Bearman, i cili vetëm për këtë fundjavë, zëvendësoi Carlos Sainz.

Spanjolli iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në apendicit.

Me këtë fitore, Max Verstappen, shkoi në kuotën e 51 pikëve, pas tij vjen shoku i tij i skuderisë, Sergio Perez, me 36 pikë. Ferrari në total ka grumbulluar 49 pikë.

Gara e ardhshme do të jetë ajo e çmimit të madh të Australisë, e programuar më datë 24 mars

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.