E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VLORË/  Gjykata lë në burg Luçiano Derajn që u kap me arsenal armësh në  Babicë
Lajme

VLORË/ Gjykata lë në burg Luçiano Derajn që u kap me arsenal armësh në Babicë

Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për 35-vjeçarin Luçiano Deraj.

Deraj u arrestua të enjten në fshatin Babicë, ku në banesë iu gjend një arsenal armatimesh të ndryshme.

Luçiano Deraj, u arrestua gjatë një operacioni të policisë së Vlorës së bashku me forcat RENEA. Seanca gjyqësore nisi në orën 11:00 të mesditës së kësaj të diele dhe është zhvilluar me dyer të mbyllura.

Mësohet se gjatë seancës gjyqësore Deraj nuk ka folur, duke mos dhënë asnjë reagim, përvec pyetjeve të drejtuara nga relatorës e kësaj secance.

Gjyqtarja e çështjes e cila ka dhënë vendimin ka qënë Lirza Sinollari. Ajo i ka cilësuar provat të mjaftueshme, arrestimin në flagancë, për ta lënë Luciano Derajn në masën “arrest me burg”.

Mbi të rëndojnë një sërë veprash kriminale, por Luçiano Deraj është i dyshuar edhe për një sërë ngjarjesh të tjera kriminale si i përfshirë në qytet.

Hetimet vazhdojnë për të zbuluar më tepër rreth përfshirjes së tij, apo grupit kriminal që ishte pjesë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.