E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
700 akademikë izraelitë nënshkruajnë peticion kundër urisë në Gaza, thirrje qeverisë: Merrni masa urgjente
Lajme

700 akademikë izraelitë nënshkruajnë peticion kundër urisë në Gaza, thirrje qeverisë: Merrni masa urgjente

Mbi 700 akademikë izraelitë nënshkruan sot një peticion ku i bënë thirrje autoriteteve që të merren masa kundër urisë në Rripin e Gazës. Mësohet se 730 akademikë paralajmëruan se shkalla e vdekjes në Gaza mund të bëhet një “njollë e pashlyeshme” për Izraelin.

Nënshkruesit, të cilët përfshijnë presidentin e Universitetit prestigjioz të Tel Avivit, Ariel Porat, thanë se për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut nga Hamasit gjatë sulmit të 7 Tetorit në Izrael, ata nuk mund të mos reagojnë ndaj katastrofës humanitare që po ndodh javët e fundit në Rripin e Gazës.

“Ne të gjithë ishim të tronditur nga sulmi terrorist vrasës i Hamasit më 7 tetor, i cili u shoqërua me një shkelje të rëndë të çdo norme themelore njerëzore dhe që vazhdon ende me mbajtjen kriminale të pengjeve izraelite – të cilët duhet të lirohen menjëherë – dhe të shtënat pa dallim të civilëve izraelitë. Pikërisht për këtë, ne nuk mund të qëndrojmë përballë katastrofës humanitare që po ndodh para syve tanë javët e fundit në Rripin e Gazës”, -thuhet në këtë peticion.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.