E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet 17-vjeçari në Durrës me kanabis
Lajme

Arrestohet 17-vjeçari në Durrës me kanabis

Policia e Durrësit ka arrestuar një 17-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik dhe çantës së tij, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi farash të dyshuara narkotike kanabis. Në total u sekestruan 4000 fara.

Njoftimi i Policisë: 

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Tempulli 2”, u finalizua me sukses nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Furnizuesi”.

Sekuestrohen sasi farash të dyshuara narkotike kanabisi, (4000 fara), vihet në pranga poseduesi i tyre.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit “Tempulli 2”, për një shtetas i cili transportonte fara kanabisi, me qëllim shitjen kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Furnizuesi”.

Si rezultat u arrestua në flagrancë një shtetas 17 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik dhe çantës së tij, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi farash të dyshuara narkotike kanabis (4000 fara).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.