E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Asambleja Kombëtare e PS-së, Rama: Kemi dy objektiva deri në Kongresin e qershorit
Lajme

Asambleja Kombëtare e PS-së, Rama: Kemi dy objektiva deri në Kongresin e qershorit

Ka nisur në orën 11:00 Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste këtë të dielë në Gjirin e Lalzit ashtu siç ishte parashikuar.

Për Edi Ramën arritja e kuotës së 50.000 anëtarëve të rinj deri në Kongresin e qershorit, është objektivi për çdo organizatë dhe njësi përbërëse të Partisë Socialiste.

Synimi tjetër në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare sipas Ramës është ‘rishikimi i përbërjes së çdo organizate socialiste me qëllim harmonizimin me profilin politik dhe social të zonës që mbulon organizata socialiste.’

“Sot në regjistrin digjital të PS numërohen 29.225 anëtarësime të reja. Shifra e anëtarësimeve të reja është domethënse për ne të gjithë, jo për tu ndalur këtu, por për të parë në pasqyrën e re të anëtëtarësisë së çdo qarku, potencialin e madh të rritjens së forcës tonë politike, shtrirjes së saj në çdo lagje dhe vendbanim, nga qendra në skajet e çdo bashkie dhe thellimit të influencës së saj në mendjet dhe zemrat e shqiptarëtve. Mos ndalemi këtu, por të vendosim dy objektiva. 50 mijë anëtarë të rinj deri në Kongresin tonë të qershorit. Ojektivat janë tejkaluar sepse nuk kemi pritur që njerëzit të vijnë te ne, por kemi shkuar ne tek ata. E dyta, rishikimi i përbërjes së çdo organizate socialiste me qëllim harmonizimin me profilin politik dhe social të zonës që mbulon organizata socialiste.”, tha Rama.

Gjithashtu, do të ketë raportime dhe diskutime nga anëtarët e Asamblesë për zbatimin e detyrave të ngarkuara.

Agjenda e Asamblesë:

1.Fjala e Kryeministrit Rama

2.Blendi Klosi për zbatimin e detyrave të Asamblesë kombëtare të PS për rienerrgjizimin e partisë, korrigjimin e mangësive të evidentuara në organizatat socialiste dhe anëtarësimet e reja

3.Raportime, diskutime nga anëtarët e AK për zbatimin e detyrave të ngarkuara

4.Miratimi i projekt udhëzimit “Mbi zgjedhjet e përgjithshme në parti”

5.Miratimi i projekt-udhëzimit “Kriteret përzgjedhëse të kandidatëve për delegatë të kongresit të partisë, bashkëkryetarët e OS dhe KS të NJA”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.