E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti  Bylykbashi flet për  aferën  korruptive në Portin e ri të Durrësit : Do t’u kushtojnë 2 miliardë USD shqiptarëve!
Lajme

Deputeti Bylykbashi flet për aferën korruptive në Portin e ri të Durrësit : Do t’u kushtojnë 2 miliardë USD shqiptarëve!

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, denoncoi në Kuvend aktin normativ për të marrë fonde nga buxheti për ndërtimin e portit të ri në Durrës.

Ai tha se këto janë para që do u merren qytetarëve, ndërkohë që projekti mund të shkojë deri në 2 miliardë dollarë.

“400 milionë dollarë në tre vitet e ardhshme do u grabiten xhepave të shqiptarëve për të ndërtuar portin e ri në Porto Romano. Nga buxheti i shtetit, që do të thotë nga taksat e shqiptarëve.

Doli Rama në fillim e tha do e bëj investim publik, pastaj tha se do jetë me kredi. Në një moment tha se do e bëj me të ardhurat e portit. Ishte gënjeshtra tjetër. Për të ardhur te ajo që ishte qëllimi.

400 milionë dollarë për një port, i cili nëse nuk do të kishte bërë kontratën hiperkorruptive, antikushtetuese, që ia dha një kompanie private me veshje arabe, ku janë të gjitha interesat korruptivë, nga kryeministri e poshtë, porti i Durrësit nuk kishte nevojë të ndërronte vend.

Të gjitha vlerësimet shkojnë nga 1.2 miliard deri në 1.7 miliard, ndoshta shkon edhe 2 miliardë porti i ri. Ndërkohë kemi një port që ekziston prej më shumë se 2700 vitesh dhe e zhdukim sot,” tha Bylykbashi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.