E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-zëdhenësja e Berishës fshikullon rëndë Bashën:  Pështyve në dorën që të ushqeu, a e bën gjumin e qetë?
Lajme

Ish-zëdhenësja e Berishës fshikullon rëndë Bashën: Pështyve në dorën që të ushqeu, a e bën gjumin e qetë?

Moderatorja Erla Mëhilli, në një intervistë me Arian Çanin, nuk la pa komentuar edhe Lulzim Bashën. Teksa i ngriti pyetjen se: “A e bën gjumin e qetë?”, ajo tha se Basha pështyu mbi njeriun që e ushqeu gjithë këto vite, Sali Berishën.

Mëhilli theksoi se Lulzim Basha çdo gjë e ka pasur prej Berishës, nga drejtimi i Bashkisë Tiranë deri te Partia Demokratike. Ajo nënvizoi se nëse do të ishte në vend të Bashës, do ta vriste ndërgjegjja.

“A e bën gjumin e qetë ti Luli? Lulzim Bashën e akuzojnë që fle shumë. Kjo e gjumit është edhe në sensin që nuk është aktiv. Tani është zgjuar këto ditë, pasi bëri marrëveshje mazhoranca me Bardhin dhe Berishën dhe tani është rigjallëruar prapë. Por kur e pyes a e bën gjumin e qetë, e kam fjalën, a e ka ndërgjegjen e qetë, a e vret ndërgjegjja për atë që ka bërë, se në njëfarë mënyre pështyu në dorën që e ka ushqyer përgjatë këtyre viteve. Çdo gjë e ka prej Saliut, Lulzim Basha, edhe bashkinë, edhe partinë. Mua personalisht do të më vriste ndërgjegjja”, tha gazetarja

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.