E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I renditur nga fundi, Universiteti i Tiranës vetëm 10 mijë euro për kërkim shkencor, ndër 30 tendera, veç një për shkencë
Lajme

I renditur nga fundi, Universiteti i Tiranës vetëm 10 mijë euro për kërkim shkencor, ndër 30 tendera, veç një për shkencë

Universiteti i Tiranës listohet ndër 10 universitetet e fundit, nga 688 të rankuar në “Renditja e Universiteve në Botë”, sa i përketë kërkimt shkencor. Ky rezultat i dobët bazohet në orientimin e fondeve të këtij universiteti, që shumica shkojnë për fasada dhe një përqindje fare e vogël për kërkime shkencore.

Indeksi “Renditja e Universiteve në Botë”, vlerësoi në vendet e fundit Universitetin e Tiranës sa i përket kërkimit shkencor. Nga 30 tendera publikë, për një vlerë totale prej 200 mijë euro, UT ka lënë vetëm 10 mijë euro në dispozicion të kërkimit shkencor, ndërsa 190 mijë të tjera janë shpenzime për ceremoni, kokteile, naftë, për personelin akademik, si dhe riparime të sallave universitare.

Kolindo Vjerdha, aktivist i Qëndresës Qytetare, thotë se edhe në raportet e tyre, rezulton se fondet e institucioneve të larta arsimore shkojnë më së shumti për fasada, e jo për kërkime shkencore.

Krahasuar me Shqipërinë, universitetet e rajonit renditen shumë më lart sa i përket cilësisë akademike. Në këtë aspekt Vjerdha sugjeron t’i kushtohet më shumë rëndësi kërkimit shkencor.

Nëse vijohet me këto ritme, edhe për vitin 2024, Universiteti i Tiranës duket se do të mbajë të njëjtin trend shpenzimesh, ku fondet për kërkimin shkencor dhe akademik renditen në fund të prioriteteve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.