E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arbana dhe Eduarti firmosin kontratë me  Klan Kosova
Lajme

Arbana dhe Eduarti firmosin kontratë me Klan Kosova

Që prej nisjes së spektaklit të Big Brother Vip Albania, ajo që tërhoqi më shumë vëmendje është fakti se këtë vit nuk prezantohej nga Arbana Osmani.

Madje pjesë e stafit si regjisor nuk ishte më as bashkëshorti i saj Eduart Grishaj.

Prej asokohe është aluduar shumë për projekte të mundshme që Arbana Osmani mund të ketë në televizione të tjera, duke u përfolur edhe një ‘prishje’ e marrëdhënieve mes saj dhe Top Channel, por gjithsesi të gjitha kanë mbetur të pakonfirmuara.

Osmani vetë është kujdesur në çdo deklaratë që të theksojë se marrëdhënia mes saj dhe televizionit si dhe drejtueseve të tij, nuk është prishur.

Së fundmi burimet konfirmojnë, se Arbana Osmani do të drejtojë sezonin e ardhshëm të Big Brother Vip Kosova, dhe në krahun e saj si regjisor do të jetë edhe bashkëshorti Eduart Grishaj.

Sipas informacioneve kontrata e firmosur për këtë spektakël mes dyshes dhe televizionit Klan Kosova arrin në shifrën marramendëse prej 1 milionë euro.

Mësohet se pjesë e spektaklit do të jenë si shqiptarë të Kosovës ashtu edhe të Shqipërisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.