Tiranë/ 16-vjeçarja denoncon 60-vjeçarin: Më ka përdhunuar prej 3 muajsh
Një 60-vjeçar është arrestuar së fundmi në Tiranë pasi dyshohet se ka përdhunuar një të mitur.
Ka qenë vetë vajza 16-vjeçare ajo që ka bërë denoncimin në polici. Sipas saj, i moshuari ka kryer marrëdhënie me dhunë prej tre muajsh me të.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vrap por detaje të tjera janë ende të pazbardhura.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan me iniciativë shtetasin K. B., 60 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



