E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Salianji i kërkon llogari Ballës pasi policia e mësoi aksidentin pas 3 orësh në Këlcyrë : Dilni dhe merrni përgjegjësi këtu!
Lajme

Salianji i kërkon llogari Ballës pasi policia e mësoi aksidentin pas 3 orësh në Këlcyrë : Dilni dhe merrni përgjegjësi këtu!

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar pas fjalimit të Ballës në Kuvend. Ai tha se policia ka mësuar për aksidentin në Këlcyrë 3 orë pas ngjarjes.

“Ju folët për vdekjen e emigrantëve se policia ishte në krye të detyrës. Por policia i ka gjetur pas 3 orësh. Ne reagojmë pasi vdesin njerëz. Nëse ndodhin vrasje, e kuptojmë se personi ka qenë në kërkim dhe e ka gjetur krimin. Ju zoti Balla duhet të dilni dhe të merrni përgjegjësinë këtu.

Ka sot një deklaratë nga zoti Dumani se ne nuk bashkëpunojmë dot dhe me policinë se ka përfshirje të madhe të tyre me krimin në vend. Për këtë deklaratë ku qytetarët nuk e kuptojnë se ku është krimi, ku fillon dhe ku mbaron”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.