E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dosja “Xibraka”, Flamur Noka: Personi i pa identifikuar nga prokuroria është vëllai i Ramës. Çfarë ndodhi me dy prokurorët
Lajme

Dosja “Xibraka”, Flamur Noka: Personi i pa identifikuar nga prokuroria është vëllai i Ramës. Çfarë ndodhi me dy prokurorët

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, hodhi akuza të tjera në lidhje me laboratorin e kokainës së Xibrakës, duke theksuar se dy prokurorët e çështjes u ngjitën në detyrë. Nga Kuvendi, Noka tha se i vetmi person i pa identifikuar nga Prokuroria ishte vëllai i kryeministrit.

“Shqipëria është një narkoshtet që zë fill nga kryeministri. Si mund të mos vijë kryeministri të japë shpjegime kur vëllai i tij është i kapur me zë dhe figurë. Me urdhër politik rezulton se të gjithë personat e Xibrakës ishin të identifikuar vetëm njëri nuk ishte identifikuar. I them zotërisë kryeministër, por kur Policia e Shtetit thotë se një nuk është i identifikuar është që ta kërkojë në sistem fotografinë e personit dhe pika e dytë është ta shoqërojnë.

Mos vallë ishte ky një deputet me imunitet dhe nuk mund të ndalohej nga policia? Po ua them unë; personi nga grupet e vëzhgimit është identifikuar, por kur është parë se kush është, është dhënë urdhri politik dhe personi i pa identifikuar që përdorte automjetin është vëllai i kryeministrit. Këtë se thotë as Gazment Bardhi as Flamur Noka. Këtë e thonë të dhënat zyrtare të nxjerra nga TIMSI.

Si shpjegohet që dy prokurorët e çështjes që njëri shkoi në krye të Prokurorisë së Përgjithshme dhe tjetri do shkonte drejtues i SPAK. Atë ditë ndërhyri dikush më i fuqishëm se Rama dhe ndikoi që të mos zgjidhej. Ky është realiteti. Nuk ndodh dot në asnjë vend një situatë e tillë dhe tani kryeministri i kapur në çark nuk denjon të vijë këtu të japë llogari.

Ta kuptoj hallin Pandi. Përgjimet e Kukësi ku dole ti, 300 mijë euro atje 300 këtu ta ka mbyllur dosjen SPAK-u. Një ditë do të hapet ajo dosje për ty, Ramën dhe të gjithë organizatën kriminale”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.