E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lezhë/ Demokratët  votojnë sot për kryetarin e ri të degës: 3 kandidatë në garë
Lajme

Lezhë/ Demokratët votojnë sot për kryetarin e ri të degës: 3 kandidatë në garë

Demokratët e Lezhës, mbi 3500 anëtarë me të drejtë vote, do të zgjedhin sot, kryetarin e ri të degës së PD-së .   Në garë janë tre kandidatë: Gjin Gjoni, Albert Rrusti dhe Paulin Marku. Zgjedhjet mbahen pas dorëheqjes së ish-kryetarit Arben Ndoj, dy vjet më parë.

Në njoftimin zyrtar thuhet:

Më datë 6.04.2024 ora 08:00-18:00 pranë Qendrës Kulturore të Fëmijëve Lezhë, do të zhvillohen zgjedhjet për Kryetarin e Partisë Demokratike, Dega Lezhë .
Kandidatët janë:
1. Albert Gjon Rrusti
2. Gjin Gjon Gjoni
3. Paulin Prend Marku

Është e rëndësishme dhe e domosdoshme, pjesëmarrja e çdo anëtari të Partisë Demokratike në këtë proces kaq të rëndësishëm për degën tonë.

Partia Demokratike lindi si shpresë, dhe shpresë do t’i sjellë këtij vendi të marrë peng nga bandat dhe krimi i organizuar që mbështetjen më të madhe e ka tek kjo qeverisje, ku shtetin e ka shndërruar në mafie dhe mafien në shtet.

Anëtarët për të votuar duhet të jenë të pajisur me një nga mjetet e mëposhtme të identifikimit: pasaportë, kartë identiteti ose patentë.

Anëtarët të cilët nuk kanë emrin në listën e anëtarësisë duhet të paraqesin para komisionit zgjedhor edhe kartën e anëtarësisë krahas dokumentit të identifikimit. Suksese kandidatëve në garë dhe mbarëvajtjes së procesit! Partia Demokratike, Dega Lezhë .

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.