E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/  Statuja e Lirisë lëkundet nga tërmeti që goditi New York-un
Lajme

VIDEO/ Statuja e Lirisë lëkundet nga tërmeti që goditi New York-un

New Yorku ka përjetuar një ndër tërmetet më të fuqishme në 40 vitet e fundit. Qytetarët e New York-ut janë mësuar me erërat e fuqishme, por jo edhe me tërmetet me magnitudë prej 4.8 shkallësh të Rihterit.

Tashmë janë publikuar edhe pamjet e para brenda ndërtesës së Kombeve të Bashkuara teksa shihen lëkundjet gjatë mbajtjes së takimit për Rripin e Gazës. Si kurrë më parë, Statuja e Lirisë në shtetin njujorkez ka përjetuar lëkundjet, të cilat janë kapur edhe kamerat.

Kujtojmë se statuja e bakrit, një dhuratë nga populli i Francës për SHBA-të, u projektua nga skulptori francez Frederic Auguste Bartholdi dhe korniza e saj metalike u ndërtua nga Gustave Eiffel. Presidenti amerikan, Joe Biden pas bisedave telefonike me guvernatorët e të dyja shteteve ka deklaruar se gjithçka është nën kontroll.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.