E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksodenti  fatal në rrugën Divjakë -Çermë: Një 25-vjeçar i vdekur, një tjetër rëndë
Lajme

Aksodenti fatal në rrugën Divjakë -Çermë: Një 25-vjeçar i vdekur, një tjetër rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor nacional Divjakë -Çermë. Një iperson ka mbetur  vdekur dhe një tjetër i plagosur rëndë. Furgoni me targa AA 893 HC ka qënë duke udhëtuar nga rrethrrotullimi i Çermës drejt Divjakës dhe ka përplasur një person që udhëtonte me motoçikletë.

Nga përplasja ka mbetur i vdekur  Gezim Allpici,  25 vjeç drejtes motoçiklete ndërsa vetë drejtuesi i furgonit, Ismail Osmani në gjendje të rëndë u dërgua në Spitalin e Traumes. Ai është 21 vjeç.

Policia në vendgjarje po dokumenton shkaqet e aksidentit i cili ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit në kushte errësire në rrugë. Furgoni ka dalë nga rruga pasi ka përplasur motoçikletën dhe ka shkulur edhe një shtyllë të tensionit të lartë duke përfunduar shumë larg.

Një banor në afërsi të vendit të ngjarjes pohon se mjetet ecin me shpejtësi të lartë dhe është frikë të dalësh në rrugë.

Aksi rrugor rrethrrotullimi i Çermës – Divjakë është rikonstruktuar një vit më parë  dhe fluksi i mjeteve që e përshkojnë është i lartë.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.