Një 17-vjeçar ka humbur jetën në Mamurras, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Mamurras ku një 17-vjeçar ka humbur jetën.
Sipas policisë, 17-vjeçari ka ndërruar jetë, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij.
Burime për mediat raportojnë se viktima po punonte në tarracën e banesës. Duke lëvizur një skelë metalike, aksidentalisht ka prekur në linjën që kalonte mbi banesë, duke i shkaktuar vdekjen 17-vjeçarit.
Adoleshenti i i identifikuar me inicialet E.H. është dërguar në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore, ai ka humbur jetën.
“Mëngjesin e sotëm, në Mamurras, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesën e tij, shtetasi E. H., 17 vjeç.
17-vjeçari është dërguar në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore, ai ka humbur jetën”, njofton policia.
Sakaq, grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.