E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi reagon ndaj Metës: Protagonizmi BOSH i shkon për shtat Ramës dhe Veliajt
Lajme

Kryemadhi reagon ndaj Metës: Protagonizmi BOSH i shkon për shtat Ramës dhe Veliajt

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi reagoi pas deklaratave të Ilir Metës duke thënë se nuk duhet shfokusuar vëmendja nga afera e inceneratorëve.

“Shfokusimi nga INCENERATORËT që unë kam kallëzuar me përgjegjësinë e firmës time dhe protagonizmi BOSH janë sot shërbimi më i mirë që mund ti bësh Edi Ramës, Erion Veliaj & Bandës së tyre.

Denoncimi me fakte, prova dhe firmë konkrete kundër bandës në qeveri dhe bashki; këto janë tema kryesore që mendoj se duhet të udhëheqin aksionin opozitar.

Gjithashtu, unë besoj se shqiptarët presin nga Opozita ide, vizion dhe propozime konkrete, që ngjallin shpresë dhe besim për popullin shqiptar. Se si do të rrisim mirëqenien dhe sigurinë e tyre.

Filmat e vjetër me të njëjtin përfundim janë pa interes për shumicën e shqiptarëve,” shkruan Kryemadhi.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.