E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Agron duka: Zyrtarë të lartë janë shndërruar në biznesmenë, janë përfshirë në tendera
Lajme

Agron duka: Zyrtarë të lartë janë shndërruar në biznesmenë, janë përfshirë në tendera

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka gjatë Asamblesë Zgjedhore është shprehur se zyrtarë të lartë janë shndërruar në biznesmenë dhe janë përfshirë në tendera.

Agron Duka: Në Tiranë e Shkodër kishim rezultate zhgënjyese ku nuk morëm asnjë këshilltar. Puna duhet të nisë që tani për rezultate të mira.

Shqipëria në një situatë të keqe, korrupsioni është rrezik për shoqërinë dhe ekonominë. Zyrtarë të lartë janë shndërruar në biznesmenë janë bërë pjesëmarrës në tendera, kjo ka shkatërruar konkurrencën e lirë, ekonominë e tregut, e ka bërë ekonominë në monopol të kontrolluar nga një grusht njerëzish, shpesh në partneritet edhe me krimin.

Maxhoranca parlamentare voton në mënyrë të verbër çdo projektligj që vjen edhe kur ata vetë janë të bindur se është në dëm të interesit të vendit dhe shoqërisë. Një maxhorancë nuk ka marrë në konsideratë asnjë pr.ligj të propozuar nga opozita.

Është shtuar presioni ndaj opozitës dhe është rritur kontrolli mbi mediat.

Shpresa ka mbetur tek manipulimi i publikut, e keni parë se si çdo mëngjes ministra, drejtorë dhe nënpunës të administratës shpërndajnë në rrjetet sociale foto e lëndina, kodra e lumenj. Përballë maxhorancës që kërkon mandatin e katërt qëndron një opozitë që nuk le shumë vend për t’u krenuar. Opozita humbi 3 vite duke u përçarë, e ndarë në disa grupe ku rivaliteti dhe agresiviteti brenda PD-së ia kaloi atij në maxhorancën qeverisëse, duke marrë madje trajtën e një armiqësie të vërtetë dhe personale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.