Pse u fsheh dhuna ndaj efektivi i burgut të Fierit në hyrje të banesës që përfundoi në koma?
Një komisar policie është dhunuar barbarisht në lagjen “1 Maji” të qytetit të Fierit.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 21:30 minuta të 29 prillit në hyrje të pallatit ku jetonte. Persona të pa identifikuar kanë goditur me sende të forta nënkomisar Nazmi Doko, i cili punon pranë burgu atje.
Pas ngjarjes, ai ka përfunduar i pavetëdijshëm në spital dhe ka deklaruar para hetuesve se nuk mbante mend asgjë. Policia lokale po zhvillon hetimet për të zbardhur ngjarjen.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



