E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është drejtori ‘misterioz’ i Ujësjellësit në Mat?
Lajme

Kush është drejtori ‘misterioz’ i Ujësjellësit në Mat?

Më 20 gusht 2020, kur të gjitha institucionet ishin pushim, Artan Thomaraj u emërua drejtor i Ujësjellës Kanalizime Mat.

Propozimin për këtë emërim e ka bërë vetë kryebashkiaku Agron Malaj i cili ka qenë ortak me Thomarajn në biznesin “Global Security sh.p.k”, që merret me ruajtjen dhe sigurinë fizike të personave, jetës dhe sigurimin e objekteve publike dhe private.

Më heret Thomaraj  i ka dhuruar pa pagesë aksionet e kompanisë së tij vëllait të Malajt, në kohën kur ai u bë kryebashkiak. Dhe vetë Agron Malaj për t’i kthyer “qokën” e ka emëruar drejtor Ujësjellësi, një institucion që është krejtësisht në varësi të tij.

Por qytetarët e Matit dhe Burrelit thonë se drejtor Thomaraj i cili prej 4 vitesh mban këtë post nuk është me origjinë nga kjo zonë dhe as nuk jeton aty. Ai ka lindur dhe jeton në Tiranë, ndërsa në punë paraqitet në ditë të caktuara.

Por edhe kur paraqitet, askush nuk e sheh dot me sy, pasi sipas qytetarëve, drejtori nuk do të njihet nga askush. Madje ata përmendin edhe një takim me banorët në Burrel, ku drejtori u kujdes të mbulonte fytyrën që askush mos ta shihte.

E sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, drejtori ‘misterioz’ rezulton edhe me të shkuar të dyshimtë pasi në vitin 2013 në rrugën “Dervish Hima” në Tiranë, Fation Murataj, Tim Malko, Artan Thomaraj dhe Artur Suçi janë konfliktuar me shtetasit Agron Domi, Bledar Rexha, Alban dhe Admir Dogjani.

Asokohe policia ka arrestuar Muratajn dhe Malkon dhe ka shpallur në kërkim drejtorin Thomaraj dhe mikun e tij Artur Suçi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.