E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhet vendimi i divorcit  nga  Gjykata për Elia Zaharian dhe Princ Lekën
Lajme

Zbardhet vendimi i divorcit nga Gjykata për Elia Zaharian dhe Princ Lekën

Elia Zaharia është zyrtarisht e divorcuar nga Princ Leka.

Më 25 prill, Gjykata e Tiranës ka vendosur të zgjidhë martesën mes Leka Zogut dhe aktores së njohur.

Sipas vendimit, kërkesa për divorc erdhi për 3 arsye, të cilat janë mungesa e komunikimit, konfliktet e vazhdueshme dhe ndërprerja e bashkëjetesës.

Arsye të cilat janë pranuar si nga aktorja Zaharia ashtu edhe nga Leka, duke hedhur përfundimisht poshtë aludimet se tradhtia ishte shkak.

Gjithashtu në këtë vendim është përcaktuar se Elia nuk do ta mbajë më mbiemrin Zogu, por do të rikthejë atë të vajzërisë, Zaharia.

Në muajin mars, Princ Leka dhe Elia Zaharia u përfshinë në një ngjarje të pazakontë. Ata paditën njëri-tjetrin për dhunë. Situata mori përmasat e një ngjarjeje serioze kur u publikuan pamjet e dhunës brenda Pallatit Mbretëror. Princ Leka, Elia Zaharia dhe babai i kësaj të fundit, Gjergj Zaharia, shkuan deri në përplasje fizike.

Gjykata vendosi urdhër-mbrojtjeje për të dyja palët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.