E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Momentet e fundit të Alma Arrazit me 3 fëmijët e saj, pak para mbytjes në lumin Buna, të  kapur dorë për dore…
Lajme

VIDEO/ Momentet e fundit të Alma Arrazit me 3 fëmijët e saj, pak para mbytjes në lumin Buna, të kapur dorë për dore…

🎥Momentet e fundit të Alma Arrazit me 3 fëmijët e saj, pak para mbytjes në lumin Buna

Pamjet  e fundit kur Alma Arrazi, del nga kafeneja bashkë me tre fëmijët e saj, dhe kunatën, e cila ishte e fundit që e pa, pak para ndërmarrjes së aktit të rëndë të vetëflijimit, duke u mbytur në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj.

Nëna 39-vjeçare shihet dorë për dore më fëmijët e saj duke ecur në trotuar, përmes errësirës, dhe pas këtyre pamjeve, nuk dihet saktësisht sesi ndodhi tragjedia e rëndë ku Alma Arrazi dhe 3 fëmijët e saj, 9, 8 dhe 3 vjeç,  u gjetën të pajetë në ujërat e lumit Buna.

Pikërisht gjetja e kukullës bëri që palombarët e RENEA-s të përqendronin kërkimet e tyre në këtë vijë ujore të lumit të Bunës.

Vetëm pak metra më tutje, tek pinarët u gjet trupi i pajetë i vajzës 8 vjeçare. Jo shumë larg nga pinarët, në një largësi prej afro 2-3 kilometër në afërsi të Oblikës në Anën e Malit u gjet edhe trupi i djalit 4 vjeçar dhe rreth 35 kilometër nga aty përballë fshatit Pentar në ujërat që i përkasin Malit të Zi u gjet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit.

Pista se Alma Arrazi mund të jetë hedhur nga ura e vjetër apo ura e re e Bunës për momentin për policinë dhe prokurorinë ka rënë poshtë.

Dyshohet se 39-vjeçarja Alma Arrazi pasi ka konsumuar kafen me kunatën e saj ka kaluar në këmbë në urën e vjetër të Bunës dhe më pas ka vijuar në drejtim të urës së re.

Ajo ka zbritur së bashku me fëmijët në bregun e lumit ku edhe dyshohet se kreu aktin e rëndë duke u mbytur bashkë me 3 të mitur, ngjarje e cila mendohet të ketë ndodhur rreth orës 22:00 të 2 Majit.

Deri më tani nuk ka asnjë dëshmitar që ka parë 39 vjeçaren dhe fëmijët duke ecur në urë apo edhe duke u ulur poshtë urës së re të Bunës apo edhe momentin kur Alma Arrazi i dha fund jetës së saj si edhe të fëmijëve.

Po ashtu të paktën deri më tani nuk ka asnjë dëshmitar që mund ta ketë parë Alma Arrazin duke u hedhur në ujë bashkë me vogëlushët, apo të ketë dëgjuar zhurma dhe të bërtitura fëmijësh.

Tashmë pritet që ekspertiza të kthejë përgjigjen e AND-së nëse kukulla i përket njërit prej fëmijëve të Alma Arrazit.

Prokuroria dhe policia vijojnë hetimet për të zbardhur të plotë këtë ngjarje për të cilën është i ndaluar Erdgys Arrazi, bashkëshorti i 39 vjeçares për veprën penale “shkaktim i vetëvrasjes” si rrjedhojë e dhunës në familje, akuza të cilat vetë ai dhe i vëllai i tij i kanë mohuar ndryshe nga motra e Almës e cila e ka akuzar për dhunë në familje dhe tradhti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.