E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fermerët bllokojnë aksin Berat-Lushnjë, mbushin rrugët me perime në shenjë proteste
Lajme

Fermerët bllokojnë aksin Berat-Lushnjë, mbushin rrugët me perime në shenjë proteste

Fermerët e Fierit, Beratit dhe Lushnjë janë mbledhur në protestë paraditen e kësaj të marte (13 maj) ku kanë bllokuar aksin rrugor Berat-Lushnjë.

proteste

Ata kanë hedhur prodhimet e tyre në rrugë, në shenjë proteste, pasi u kanë mbetur pa shitur për shkak se u kërkohen me çmim shumë të lirë.

Fermerët shprehen se një kilogram domate ua marrin me 20 lekë, ndërsa në Tiranë e shesin me 160 lekë. Po e njëjta situatë dhe ke kastravecin, sipas tyre.

“Gjaku i fëmijëve tonë, aty janë. Mbushin xhepat vetë, ndërsa ne po vdesim nëpër serra”– tha një qytetar.

“Në Greqi është 3 euro kg i domates, këtu po jepet 200 lekë të vjetra. Gjynah nga Zoti. Masakrim nuk është? Çfarë është kjo?”- tha një tjetër.

Kërkesa e tyre ndaj institucioneve është që të mos abuzohet me çmimet dhe të zbatohet ligji.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.