E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Babai në krye të detyrës në sallën operative të Fierit kur mori vesh vrasjen e djalit
Lajme

Babai në krye të detyrës në sallën operative të Fierit kur mori vesh vrasjen e djalit

Asllan Cenalia ishte në krye të detyrës në sallën operative të policisë së Fierit, kur mori vesh lajmin e vrasjes së djalit, Novruz Cenalia.

55-vjeçari i cili punon si polic në sallën operative, ku merren dhe jepen lajmet e ngjarjeve të ndodhura, ka marrë vesh i pari vrasjen e djalit.

Djali i tij, efektiv i forcave ‘Shqiponja’ ishte nisur për në punë kur u vra me një plumb në kokë nga 23-vjeçari Asllan alias Azgan Mërnica. Ka dyshime se shkak për këtë ngjarje të rëndë është bërë parakalimi i makinave në rrugët e ngushta të fshatit Baltëz, por nuk përjashtohen edhe motivet e hakmarrjes apo gjakmarrjes.

Autori 23-vjeçar ka qenë në makinë me nënën e tij kur ka vrarë efektivin e policisë. Pas ngjarjes ai është larguar dhe ka braktisur makinën te shtëpia e dajës së tij. Nga këtu ai dyshohet se ka ikur në këmbë, por që prej mesditës së djeshme vijon të jetë në kërkim.

Policia ka ngritur disa postoblloqe në hyrje-daljet e qytetit dhe ka kryer kontrolle në disa fshatra, por pa asnjë rezultat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.