E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vetëdorëzohet autori i vrasjes së  efektivit të policisë në Fier dy ditë më parë
Lajme

Vetëdorëzohet autori i vrasjes së efektivit të policisë në Fier dy ditë më parë

Vetëdorzohet autori që vrau me armë zjarrit efektivin e policisë në Fier.

Azgan Mërnica, sapo ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Fierit.

Ai akuzohet për vrasjen e efektivit të policisë, Novruz Canaliaj dy ditë më parë.

Gazetari Igli Çelmeta ka zbuluar se autori fshihej në fshatin Dërmenas.

Kanë qenë familjarët ata që e kanë detyruar të vetëdorëzohet.

Policia e kishte lokalizuar dhe i ka lënë afat që të dorëzohet në të kundërt do të ndërhyhej me forcë.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 13:30 të datës 13 maj në fshatin Baltëz, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier.

Dyshohet se krimi ka ndodhur për motive banale, dhe në momentin e vrasjes, në makinë me Mërnicën ishte edhe e ëma e këtij të fundit.

Pas vrasjes, ai lë makinë tek shtëpia e dajës dhe arratiset në këmbë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.