Të burgosurit në regjimin 41-Biss në Peqin futen në grevë, kërkesat e tyre
Të burgosurit në regjimin 41-Biss në Peqin janë futur në grevë pa afat dhe i kanë parashtruar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Ministrisë së Drejtësisë katër kërkesa, të cilat janë:
1-Të lejohet futja e ushqimit nga familjarët.
2-Të lejohet të blejnë ushqime.
3-Të kenë ndriçim të hapur nga dritarja, jo me zgarë.
4-T’u lejojen të gjitha kanalet TV, pasi me vendim të AMA-s u lejohen vetëm 5 kanale televizive, kryesisht programe edukuese.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



