E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
50 urdhër-arreste në Lezhë, Fushë Krujë, Nikël e Kurbin, kontrolle në banesat e vëllezërve Duka dhe Durim Bamit
Lajme

50 urdhër-arreste në Lezhë, Fushë Krujë, Nikël e Kurbin, kontrolle në banesat e vëllezërve Duka dhe Durim Bamit

Policia po zhvillon një aksion në disa qytete, përfshirë edhe Lezhën.

Forcat e policisë që kanë zbarkuar në Lezhë, në lagjen ‘SMT’ (Stacioni i Makinave dhe Traktorëve), ku po ushtron kontrolle në një pallat në Lezhë.

Sipas burimeve, po ekzekutohen disa vendime me urdhër të SPAK miratuar nga GJKKO.

Burime bëjnë me dije se janë lëshuar 50 urdhër arreste për krim të organizuar dhe operacioni po zhvillohet kryesisht në Lezhë, Fushë Krujë, Nikël, Kurbin, përfshirë edhe Tiranën.

Kontrolle ka pasur në Tiranë në zonën e Freskut, pranë shkollës Luan Hajdaraga.

Policia, FNSH dhe RENEA kanë kryer kontrolle në banesat e vëllezërve Erlis dhe Leonard Duka në Tiranë. Gjithashtu, ka kryer kontrolle edhe te banesa të disa personazheve të tjerë të njohur për armiqësinë e tyre me Ervis Martinaj.

Mësohet se po zhvillohen kontrolle nga Prokuroria e Posaçme te Avdylajt lidhur me dosjen 339, në Nikël në banesën e Durim Bamit dhe Valter Bamit.

Po zhvillohen ende kontrolle për kapjen e Ervis Doçit, i njohur me nofkën Visi i Pojës.

Ndërsa në Vlorë, policia ka kryer kontrolle në banesën e Fatmir Hysenit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.