E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Durrës, gjykata lë arrest me burg 40-vjeçarit që mori peng fëmijët dhe qëllonte me breshëri automatiku
Lajme

Durrës, gjykata lë arrest me burg 40-vjeçarit që mori peng fëmijët dhe qëllonte me breshëri automatiku

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka caktuar sot masën e sigurisë arrest me burg, 40-vjeçarit Aleks Marku, i cili dy ditë më parë qëllonte me automatik nga banesa e tij ndërkohë që mbante brenda dy fëmijët e tij të mitur, 6 dhe 11 vjeç. Gjyqtar i çështjes ishte Shkëlzen Liqaj.

Më 15 maj, Policia e Shtetit njoftoi se arrestimi në flagrancë i 40-vjeçarit u bë për 5 vepra penale: “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” – “Heqja e paligjshme e lirisë” – “Shkatërrimi i pronës” –  “Prishja e qetësisë publike” -“Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Marku, në proces divorci me bashkëshorten dhe nën efektin e lëndëve narkotike, kishte halucinacione sikur po e sulmonin armiq imagjinarë. Ndaj, për katër orë me radhë, nga banesa me qira që kishte marrë në Durrës për të kaluar disa ditë me fëmijët e tij, ai qëllonte me kallashnikov jashtë duke vënë në rrezik serioz për jetën, fëmijët e tij dhe forcat e Policisë që kishin rrethuar zonën dhe i kërkonin të dorëzohej.

Dorëzimi i Aleks Markut u arrit falë bashkëpunimit të djalit të tij 11-vjeçar si negociator me forcat e policisë për ta qetësuar dhe për ta nxitur që të dorëzonte automatikun dhe të hapte derën e jashtme për t’u dorëzuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.