Informacionet e SHISH më parë kalojnë nga kryeministri pastaj dërgohen në polici, SPAK, Prokurori, FBI, DEA, NATO, EUROPOL
Skandali shtetëror është ky: SHISH, ka detyrim kushtetues, të informojë fillimisht partnerët e saj brenda vendit, që janë Drejtori i Policisë së Shtetit, Drejtuesi i SPAK dhe Prokurori i Përgjithshëm, ndërsa partnerët ndërkombëtar për SHISH, janë NATO, DEA, FBI e EUROPOL.
Pasi informacioni mblidhet dhe skedohet sipas sektorëve, SHISH harton raport të përmbledhur, për çështjet që lidhen vetëm me sigurinë kombëtare e ia dërgon për dijeni Kryeministrit dhe Presidentit të Republikës, të cilët i adresojnë në institucionet e shtetit, si dhe partnerëve.
Por realisht, informacionet që zbulon SHISH, prej 6 muajsh i dërgohen fillimisht vetëm kryeministrit Edi Rama; ndërsa ai, pasi i kalon në filtër interesash e konjukturash personale, vendos se cilët informacione duhen dërguar në Polici, SPAK, Prokurori, NATO, DEA, FBI dhe EUROPOL e cilët nuk duhen dërguar.
Ligjërisht, kryeministri ka të drejtë komunikimi zyrtar me drejtoreshën e SHISH, për informacione që kanë lidhje me kabinetin qeveritar e sigurinë kombëtare; por duhet të vihet në dijeni vetëm zyrtarisht me raport të shkruar e ekstrat, pasi informacionet të jenë dërguar në agjencitë ligj zbatuese të vendit e ato partnere të SHBA-BE.
Këtë praktikë të kontrollit personal të SHISH si dhe filtrimi, zhdukja e keq përdorja e informacioneve nga Kryeministri, filloi me ish-zv/drejtorin Olian Kanushi në muajin tetor 2022 kur e emëroi drejtor në detyrë; ndërsa prej muajit nëntor 2023 po e zbaton me drejtoreshën aktuale të SHISH, Vlora Hyseni; të dy ish-këshilltarë të tij në kryeministri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



