Njihuni me 9 hajdutët e bandës së mikrokredive që prokuroria ka kërkuar masa sigurie
Prokuroria e Tiranës ka goditur më në fund bandën e mikrokredive. Edhe pse me shumë vonesë, pasi Ministria e Drejtësisë ka bërë 700 faqe kallëzim penal që në shkurt 2020, sërish veprimi i Prokurorisë është për t’u vlerësuar.
Prokuroria ka kërkuar 9 masa sigurie arrest me burg dhe arrest shtëpie për disa fije të kupolës së mikrokredive.
Keto janë fotot e 9 anëtareve të kartelit të mikrokredive Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH, për të cilët Prokuroria kërkon izolimin në burg ose në shtëpi për zhvatjen e mijëra shqiptarëve.
Ata janë Aldo Daka, Albert Gega, Edmond Mato, Kejda Seferi, Arben Meskuti, Alban Kote Alketa Tanushi, Jordisa Dervishi dhe Elda Ibro.
Duhet theksuar se përpos Arben Meskutit dhe Elda Ibros, të tjerët kanë rol zbatues dhe thjeshtë u kanë lënë vulën në dorë për të grabitur. Megjithatë, kjo nuk i bën ata të pafajshëm.








Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



