Bardhi pas marrjes në pyetje nga SPAK: Ja pyetja e vetme që më bënë hetuesit
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD së Rithemelimit, Gazment Bardhi ka qëndruar vetëm pak minuta në SPAK. Në një prononcim për gazetarët, ai tha se ishte si person që ka dijeni për çështjen, ndërsa u shpreh se i bënë vetëm një pyetje, i qëndron apo jo kallëzimit.
Bardhi: Sic jeni në dijeni në 29 mars pas një denoncimi publik që kam bërë gjithçka kam denoncuar mbi dyshimin e përfshirjes së vëllait të kryeministrit në aferën e Xibrakës e kam dorëzuar në SPAK
Jam njoftuar nga drejtuesi si SPAK por edhe nga oficeret e SPKA pas dorëzimit dosja është rihapur, ka rinë nisur hetimet.
Sot kam rikonfimruar informacionin pranë SPAK dhe seanca e marrjes së pyetjes kishte vetëm një pyetje nëse kisha gjë për të shtuar në raport
Isha në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen. Kallëzues është prokuroria e Hanoverit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



