E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Veliaj niset drejt Milanos: Të gjithë shqiptarët e Italisë së Veriut po përgatiten të presin Edi Ramën
Lajme

Veliaj niset drejt Milanos: Të gjithë shqiptarët e Italisë së Veriut po përgatiten të presin Edi Ramën

Italia është ndalesa e dytë e kryeministrit Edi Rama me diasporën pasi asaj të Greqisë.

veliaj

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar foto nga udhëtimi i tij drejt Milanos, teksa ka takuar edhe shumë shqiptarë.

“Rrugës për Milano ku të gjithë shqiptarët e Italisë së Veriut po përgatiten të presin KM Edi Rama, siç i ka hije vendit që është në çdo kopertinë e lajm për turizmin e transformimin urban.

Rrugës takova një shoqe të vogël që do bëhet piktore e madhe, dhe ca shoqe të medha që në të voglën e tyre në agroturizëm, mësimdhënie e balet i shtojnë çdo ditë reputacionin vendit”, shkruan Veliaj.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shquhet për servilizëm.

Këtë e ka treguar më së miri në postim të fundit në rrjetet sociale, ku shprehet se është nisur për në Milano, për të marrë pjesë në takimin e nesërm të Edi Ramës me shqiptarët e Italisë.

Edhe pse kreu i qeverisë e ka thënë qartë publikisht se kush është në hetim ta zgjidhë problemin vetë dhe se zyrtarë që kanë abuzuar me pushtetin nuk kanë vend në PS, Veliaj bën sikur s’ka ndodhur gjë.

Ky i fundit tenton të bëjë propagandë, sikur marrëdhënia e tij me Ramën është e njëjtë, si më parë, por në fakt gjithçka ka ndryshuar.

Kështu i braktisur, Veliaj ndjek Ramën nga pas. Ndoshta shpreson se mund të ndryshojë diçka.

Por sa më shumë t’i shkojë Veliaj nga pas Ramës, aq më pak njerëz do ta ndjekin kryeministrin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.