E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sulmi rus  me 12 viktima në qendrën tregtare në Kharkiv, Ukraina: Është terrorizëm
Lajme

Sulmi rus me 12 viktima në qendrën tregtare në Kharkiv, Ukraina: Është terrorizëm

Një sulm i forcave ruse në Kaharkiv ka vrarë 12 persona dhe ka plagosur dhjetëra të tjerë.

Dy bomba shënjestruan hipermarketin Epicentr DIY në një zonë banimi të qytetit të shtunën pasdite, tha në televizionin kombëtar guvernatori rajonal Oleh Syniehubov.
Dyzet e tre persona u plagosën, tha zyra e prokurorisë lokale, duke shtuar se dhjetë nga dymbëdhjetë të vdekurit ende nuk ishin identifikuar.
Kryetari i bashkisë së Kharkivit, Ihor Terekhov tha se rreth 120 persona kishin qenë në godinë në momentin që ndodhi sulmi.
“Sulmi kishte në shënjestër qendrën tregtare, ku kishte shumë njerëz – ky është padyshim terrorizëm”, tha Terekhov.
Në një postim në aplikacionin Telegram, Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Ihor Klymenko tha se 16 persona ishin ende të zhdukur.
Javën e kaluar ka pasur një rritje të sulmeve në qytet pasi trupat ruse sulmuan përtej kufirit, duke hapur një front të ri në veri të qytetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.